Monday, May 13, 2024
HomeUncategorized“550 vjetori i shpernguljes së Zojës”

“550 vjetori i shpernguljes së Zojës”

-

Plot 550 vite më parë, në 25 prillin e 1467-es kur Shkodra po pushtohej nga Turqit, ikona e “Zojës së këshillit të mirë”i vendosur në kishën rrëzë kalasë la qytetin për t’iu drejtuar Gennacanos në Itali. Në përkujtim të kësaj ngjarje dhe pasi la pas një vit të mbushur me momente të shënuara, si shpallja shenjt e Nënë Terezës dhe lumturimit të 38 martirëve të fesë, kisha katolike po përgatit një kalendar të pasur aktivitetesh që do të shënojnë këtë përvjetor. Gjithçka ka nisur me publikimin e logos zyrtare, e cila është konceptuar që të përçojë së pari idenë e lashtësisë shekullore të pranisë së Zojës së Këshillit të mirë në trojet shqiptare. Trashegimia është një aset shpirtëror rrenjesor i thellë në popullin shqiptar që dukshëm shfaqet në këtë lidhje amnore. Në logo dallohet imazhi i Zojës, pikturë kjo që mbart një histori me vete në mesin e një historie martirizimi, lufte për mbijetese që vendi ynë ka jetuar. Historia është rrotulluar brenda një rrethi vicioz të ngritur në sisteme të ndryshme për të shuar këtë përshpirtëri ku sublimon dashuria dhuruese, që simbolikisht paraqitet nga ngjyra e kuqe si shenjë e gjakut të derdhur nga martirët, duke u shndërruar kështu në aureolë të madheshtisë dhe lumnisë së Kishës në Shqipëri thuhet në shpjegimin që i është bërë logos. Zoja e Shkodrës apo Zoja e Kshillit të Mirë, është një ikonë e Shën Marisë me Jezusin fëmijë. Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës “Pajtore të Shqipërisë”. Shkodra përveç kishës kushtuar zojës, do të ketë se shpejti edhe portretin origjinal që ndodhet për restaurim në Itali. Ai do të vendoset në muzeun dioqezan pikërisht në këtë përvjetor të 550.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts