Sunday, April 28, 2024
HomeAktualitetDritan Ylli inspektime ne shtepine e femijes

Dritan Ylli inspektime ne shtepine e femijes

-

Kreu i inspektoriatit të punës Dritan Ylli sëbashku me një grup pune inspektoi mjediset e shtëpisë së fëmijës 6 deri në 14 vjeç në Shkoder, për të parë nga afër kushtet që ofron, pas disa rekomandimeve të lena më herët. Ylli pa nga afër dhomat e fjetjes, sallat e qëndrimit, oborrin dhe mjediset e tjera të argëtimit të kësaj qendre rezidenciale e cila falë ndërhyrjes së bërë, ofron kushte të përshtatshme për fëmijët që qëndrojnë aty.

Një ndalesë ja kushtoi edhe sallës së ngrënies, ku përveç kushteve higjeno – sanitare, ai u njoh edhe me “menu” e ditës për fëmijët. Ylli vuri theksin në faktin se aty ku nuk ka patur marrje masash për kushtet që ofrojnë këto qendra, është vendosur mbyllja e tyre.

Grupi i task forcës ka rekomanduar edhe riformatimin e këtyre qendrave, me modelin shtëpi – familje siç është bërë me “Zyber Hallunin” në Tiranë.

Për punonjësit e ri të emeruar në këtë qender nevojitet sipas inspektoriatit trajnimi në fushën sociale, lidhur me komunikimin që ato kanë me fëmijet. Të tilla inspektime do të jenë prezente edhe në qendrat e tjera që operojnë në qarkun Shkoder.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts