Tuesday, May 7, 2024
HomeKronika“Detyrim paraqitje per shtepine e femijes”

“Detyrim paraqitje per shtepine e femijes”

-

Gjykata e shkallës së parë në Shkoder ka ndryshuar masën e sigurisë për ish drejtoreshën e shtëpisë së fëmijes 6 – 14 vjeç Albana Llazanin dhe dy punonjëset sociale Najada Rramolli dhe Rafaela Camaj, duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe erdhi pas disa të dështuarave me herët për shkak të mungesës së prokurorit dhe zevendesimit te tij. Edhe më herët Llazani dhe dy punonjëset përmes avokatit të tyre kanë kërkuar të rrezohen pretendimet e organit të akuzës pasi nuk ka prova që implikojnë punonjeset në fjalë. 1 vit me pare u bë publik skandali i abuzimit seksual dhe dhunës me fëmijët e kesaj qendre, që solli arrestimin e drejtoreshes dhe disa punonjesve në 18 Maj të 2016-es. Prokuroria këmbënguli sërish se ka prova, që ndaj fëmijëve në “Shtëpinë e Fëmijës Shkodër” është ushtruar dhunë e vazhdueshme, sikurse dyshohet edhe për abuzime seksuale.  Por pala mbrojtëse i ka rrëzuar këto pretendime duke paraqitur edhe argumentat e saj lidhur me çeshtjen në fjalë. Pas rikthimit në shkallën e parë duke kërkuar rrëzimin e masës së dhënë nga gjykata e apelit, atë të “arrestit me burg”, këtë herë Llazani dhe dy punonjeset u lanë të lira me vetëm detyrim paraqitje. 1 vit më parë u bë publike se në shtëpinë e fëmijës në Shkodër ushtrohej dhunë ç’njerzore ndaj fëmijëve të qëndrës. Ishte Avokati i Populli Igli Totozani që publikoi raportin, ndërsa skandali mori përmasa të tjera kur pas hetimeve thuhej se tre vajza të mitura janë dhunuar edhe seksualisht. Pritet që çeshtja të rikthehet nga prokuroria brenda afatit 10 ditor sërish në shkallën e dytë të drejtesisë, pasi nuk pajtohet me vendimin e shkallës së pare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts