Monday, May 13, 2024
HomeSportSurprizon volejbolli, mund kryesuesen Partizani

Surprizon volejbolli, mund kryesuesen Partizani

-

Faza finale e Plej-Ofit ka filluar në mënyrën më të mirë për ekipin e  Vllaznisë në volejboll për meshkuj. Skuadra e drejtuar nga trajneri Mark Kroqi ka mundur në takimin e parë gjysëmfinal ekipin e Partizanit. Një ballafaqim ky që risolli në vemendje përballjen e pak ditëve më parë ku Partizani e Vllaznia u ndeshen në finalen e Kupës së Shqipërisë, të cilen kuqeblutë e humbën në pikët shtesë të setit final. Por, këtë radhë ka ndodhur e kundërta, pasi ishte Vllaznia që fitoi me me rezultatin 2 me 3, ndeshje kjo e luajtur mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit. Menjëherë pas kthimit në Shkodër, kapiteni i skuadrës kuqeblu, Ditmir Rrashketa, i cili tre ditë më parë në studion e Sport ShoW premtoi fitoren, shpreh emocionet e këtij suksesi.

Takimi i dytë gjysëmfinal mes këtyre skuadrave luhet këtë të shtunë në norën 18.00 në pallatin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës dhe kapiteni Rrashketa shpreson se do të jetë përsëri një fitore ndaj Partizanit, për ta mbyllur kualifikimin që në Shkodër.

Çifti tjetër gjysëmfinalist, Studenti-Farka Volej, edhe ky takim I luajtur mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit ka përfunduar me fitoren e Studentit me rezultatin 3 me 2.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts