Wednesday, May 8, 2024
HomeKronikaI iken policise brenda ne komisariat

I iken policise brenda ne komisariat

-

2 efektivë të policisë së Shkodres janë pezulluar nga detyra dhe 4 kanë marrë masë të rëndë disiplinore, pasi një i ndaluar arriti t’u ikë brenda mjediseve të komisariatit të policisë. 24 vjeçari K. Doçi banues në “Skenderbeg” ishte shoqëruar në komisariat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prishje e qetësisë publike”, “Kanosje”, “Shkatërrim Prone“ e kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimit të punonjësit të rendit publik”. Sapo është ulur nga automjeti i policisë ai ka arritur tu ikë me forcë efektiveve përmes portes anesore, ku ndodhet sporteli i informimit. Edhe pse janë vënë në ndjekje të tij, forcat policore e kanë patur të pamundur ta ndalojnë 24 vjeçarin. Nga ana e saj policia zbardhi dinamikën e plotë të ngjarjes për të cilën erdhi ndalimi i të riut, ku paralelisht janë arrestuar 2 shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër. Në 16 prill rreth orës 03.00 pas mesnate në lagjen Tom Kola, në vendin e quajtur “Dugajt e Reja”, është dëmtuar xhami i parë si dhe është qëlluar me armë zjarri pistolete xhami i pasëm i automjetit tip Benz, me targë AA487AN, i cili ka qënë i parkuar dhe është në pronësi të shtetasit N. L, 51 vjeç, banues në lagjen Skëderbeg. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja model 54 kalibri 7.62 mm, automjeti i dëmtuar dhe automjeti AA740GN, që është në përdorim nga shtetasi Zef Sokoli dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Në lidhje me këtë rast si autorë të dyshuar u arrestuan Zef Sokoli, 24 vjeç dhe Valentin Ndreu 23 vjec te dy banues në Grude te Re, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“, “Prishje e qetësisë publike”, “Kanosje”, “Shkatërrim Prone”. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pasi autorët e dyshuar kanë debatuar me dy persona të paidentifikuar ende. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime te mëtejshme. Arratisja nga komisariati i policisë në Shkoder eshte një skenë që përseritet pas plot 12 vitesh. Në 2005 Bujar Daka, Micak Çarku dhe Arben Nika të cilët me anë të një leve hapën derën e qelisë ku ndodheshin të ndaluar dhe u larguan nga komisariati i policisë Shkoder.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts