Monday, May 20, 2024
HomeAktualitetEdhe vendoret shkelin ligjin!

Edhe vendoret shkelin ligjin!

-

Kanë mjaftuar pak minuta, që një operacion blic i policise së rendit dhe asaj rrugore në Shkoder, të sillte bllokimin e 2 automjeteve dhe ndëshkimin me gjoba të afro 40 të tjerave, pasi në shkelje të ligjit kishin parkuar në oborrin e bashkisë dhe përgjatë zonës pedonale. Mes automjeteve të ndeshkuara me gjobë kanë qënë edhe ajo e kryetarit të këshillit bashkiak, si dhe administratorëve te Anes së Malit, Rrethinave dhe Postribës, apo të shefit të emergjencave civile, të cilët kishin shkelur haptazi ligjin. Ndonëse tabelat  rrugore ndalonin hyrjen në këtë zonë, si dhe parkimin e automjeteve, ata kishin zgjedhur vendosjen e tyre pikerisht në pjesën e pedonales. Ndonëse është e ndaluar nga bashkia Shkoder për të parkuar automjetet, edhe këto zyrtarë, ashtu si qytetaret e tejrë prej muajsh kryejnë të njëjtin ritual, duke mos pyetur për rregulla. Parkimi në këtë formë shpesh ka krijuar kaos në levizjen e automjeteve, madje në shumë raste emergjence kalimi ka qënë i pamundur për ambulancat apo shërbimin zjarrfikës. Sikur të mos mjaftonte shkelja e rregullave gjatë javës, me e rëndë thonë jashte kamere drejtues të policisë bëhet në fundjave, që është totalisht e ndaluar të qarkullohet në zonën pedonale. Disa herë janë marrë masa ndëshkimore dhe ky është aksioni i radhës i policisë, e cila sqaron se gjobat kanë variuar nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë të reja, ndërsa dy automjetet e bllokuara janë për mangësi dokumentacioni dhe për kundravajtje të pa paguara. I gjithë aksioni është ndjekur edhe nga shefi i rendit në komisariatin e Shkodres Sajmir Rrustemi. Policia njofton se do të vijojnë operacione të tjera në qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm, me qëllim ndëshkimin e shoferëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Madje për këtë është hartuar edhe një program pune, pasi në stinën e verës me ardhjen e emigranteve shtohen lëvizjet e për pasojë trafiku rendohet.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts