Friday, May 10, 2024
HomeKulturë”Pashket ne Jazz” ne “Mikel Koliqi”

”Pashket ne Jazz” ne “Mikel Koliqi”

-

Për të tretin vit radhazi, famullia e “Shën Shtjefnit” zgjodhi të urojë besimtarët e saj për festën e ringjalljes së Jezu Krishtit me koncertin “Pashkë në Jazz”.

Interpretime brilante erdhën në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” për besimtarët e pranishëm, si dhe drejtuesit e kishës katolike, ndërsa risi e këtij viti ishin të gjitha këngët shqip.

Repertori i përzgjedhur në këtë mbrëmje ishte i veçantë dhe ai u mirëprit nga të pranishmit të cilët nuk kursyen duartrokitjet e shumta. Pashkë do të thotë kalim dhe për besimtarët e Krishterë ajo simbolizon triumfin e jetës mbi vdekjen. Koncerti tradicional i Pashkëve mbyll kështu edhe festimet e parashikuara nga Kisha Katolike në Shkoder.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts