Tuesday, May 7, 2024
HomeAktualitetNis rikonstruksioni i ures se Bunes

Nis rikonstruksioni i ures se Bunes

-

10 milion lekë të reja të akorduara nga qeveria përmes fondit shqiptar të zhvillimit është vlera e financimit për rikonstruksionin e urës së vjetër të Bunës. Nisjen zyrtarisht të punimeve nga ana e specialisteve të forca gjenio, e inspektoi vetë ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli me kolegun Ditmir Bushati. Amortizimi i kësaj vepre arti ishte kthyer në rrezik serioz për kalimtarët dhe ura ishte bërë objekt replikash mes bashkisë dhe ministrisë. Pikërisht në këtë detaj u ndal edhe ministrja Kodheli në fjalën e saj, duke theksuar se prej vitit 2002 kjo urë nuk është më në inventarin e ministrise.

Specialistët e ministrisë që do të ndërhyjnë në urë, shpjegojnë edhe detajet specifike të punës që do të zgjasë mbi 5 javë.

Ura e Bunës është ndërtuar me fondet e qeverisë osmane në vitin 1889, në sajë të iniciativës së Guvernatorit të Shkodrës, Qazim Pasha, si dhe bashkëpunimit të tij me kryetarin e Bashkisë së asaj kohe, Bektash Kazazi. Ajo ka qenë një urë që është hapur me anë të një mekanizmi në formë manuale, hapja e së cilës në fillim shërbeu si mbrojtje nga rreziku malazez e më vonë për të bërë të mundur lëvizjen e varkave nga lumi Buna në liqenin e Shkodrës dhe anasjellas. Prej 2 vitesh ajo është shpallur monument kulture por degradimi i saj sot e ka kthyer në një vepër arti që rrezikon shkatërrimin, nëse nuk do të ishte ndërhyrë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts