Wednesday, May 29, 2024
HomeKronikaPolicia procedon protestuesit e Torovices

Policia procedon protestuesit e Torovices

-

Një ditë pas protestës së banorëve të Torovicës të cilët bllokuan për disa minuta rrugën Lezhë-Shkodër,policia e Lezhës ka nisur procedim penal. Burimi nga komisariati bënë  te ditur se disa nga protestuesit u morën në pyetje menjëherë pas tubimit,ndërsa një pjesë tjëtër do të merren ditet ne vazhdim .Policia  njoftoi se  materialet ne ngarkim te proceduarve iu derguan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë. Behet fjale per 4 shtetas,  banues në Torovicë dhe Marlecaj,  te cilet akuzohen se rreth nje ore e gjysem, te “Kryqëzimi i Balldrenit” në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, kanë organizuar një manifestim të paligjshëm me banorë të zonës Torovicë, duke bllokuar njërën korsi të lëvizjes së mjeteve. Ajo që bie në sy,është se cështje penale  hapet për disa banorë,ndërsa në protest ishte edhe Prefekti I Lezhës Eduard Ndreca si dhe kreu I bashkisë Fran Frrokaj.Banorët protestuan dy ditë rrjesht në mënyrë paqësore duke kërkuar  rikonstruksionin rrugës e cila, amortizimi i te ciles e  ka izoluar fshatin dhe varfëruar jetën e më shumë se 6 mijë banorëve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts