Sunday, May 19, 2024
HomeKronika“Arrest me burg” per Çakaj dhe Mali

“Arrest me burg” per Çakaj dhe Mali

-

“Arrest me burg” për 15 ditë deri në sjelljen e provave të reja që implikojnë dy të akuzuarit, Pjeter Çakaj dhe Mirash Mali dha gjykata e shkallës së parë në Shkoder. Ata u arrestuan tre ditë më parë, pas një aksioni policor në fshatin Xhan të njësisë administrative Pult, ku u gjeten 90 kilogram kanabis dhe një armë zjarri tip pushkë 20-she, me një krëhër me 20 fishekë. Mësohet se në seancën me dyer të mbyllura dy shtetasit kanë mohuar akuzat në drejtim të tyre, por organi i akuzës paraqiti si fakte pronësisë e shtëpive ku u gjet lenda narkotike, si dhe arma e zjarrit. Në shqyrtim të fakteve, trupa gjykuese kërkoi që prokuroria të sjellë të tjera prova që implikojnë dy të ndaluarit. Vetë familjarët jashtë gjykate i kanë hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur të paverteta. Madje të afërmit e Pjeter Çakaj thonë se ai është arrestuar në Grude të re ku jeton dhe se prej 2 vitesh nuk kishte shkuar në banesen e tyre në Dukagjin.

 

Edhe familjarët e Mirash Malit mohojnë akuzat, duke sqaruar se lenda narkotike është gjetur 70 metra larg banesës. I akuzuari sipas tyre është invalid dhe nuk ka aftësi fizike të merret me drogë.

 

Në operacionin policor të koduar Alavana” policia gjeti në banesën e 54 vjeçarit Pjeter Çakaj 9 kg kanabis  sativa, dhe një armë zjarri tip pushkë 20-she, me një krëhër me 20 fishekë, ndërsa në afërsi të banesës së 51 vjeçarit Mirash Mali, në vendin e quajtur Tebreg, 81 kg kanabis sativa. Pas 15 ditësh ata do të ridalin në gjyq ku do të njihen me masën e sigurisë pas provave të reja që do të paraqes prokuroria.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts