Monday, June 17, 2024
HomePolitikëLSI Shkoder feste me anetaret e rinj

LSI Shkoder feste me anetaret e rinj

-

Prurjet e reja në lëvizjen socialiste për integrim të Shkodres sa vijnë dhe shtohen. Anëtarësimet e javeve të fundit, kryesisht të rinj dhe të reja të cilët më herët nuk kanë qënë të angazhuar në një forcë politike, u zgjodhën të falenderohen përmes një mbremje festive nga deputeti Agron Çela. Në mjediset e “Red Bar” të Grand Hotel Europa ata festuan në shoqërinë e njeri tjetrit, ku nuk munguan përveç falenderimeve edhe mesazhet e rendesishme politike. LSI në programin e saj elektoral për zgjedhjet e 25 qershorit, një vemendje të veçantë i kushton rinisë, ku me fokus mbetet punësimi dhe arsimimi i saj. Deputeti në fjalën e tij garantoi se do të vazhdojë të jetë zëri i çdo shkodrani në kuvendin e Shqipërise dhe se me LSI-së, të gjithë kanë një shans për të ecur përpara.

Të rinjtë i pershendeten edhe kandidatët për deputet të listës së Shkodres, si Dritan Ylli dhe Ambra Borova, por nuk munguan as vete mesazhet e atyre që së fundmi i janë bashkuar kesaj force politike.

Gjithçka më pas i ka lënë vendin festes, ku të rinjtë dhe të rejat në shoqërine e njeri – tjetrit perveç argëtimit, kanë shprehur besimin se LSI në Shkoder do të dalë forcë e parë politike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts