Thursday, May 2, 2024
HomeKronikaDukagjin, asgjesohen 1785 bime kanabis

Dukagjin, asgjesohen 1785 bime kanabis

-

 

Aksioni ne Pult dhe Shosh, vijojne nderhyrjet nga ajri e toka

 

Ndryshe nga një ditë më parë kur në operacionet e saj policia e shtetit nuk arriti të identifikojë në 3 njësi administrative, asnjë parcelë të kultivuar me kanabis, në Pult dhe Shosh të Dukagjinit ndodhi e kundërta. Bazuar në monitorimin nga ajri të “Guardia di Finanza”, u bë e mundur gjetja dhe asgjësimi i 1785 bimëve narkotike, të kultivuara në zona malore dhe të pyllëzuara në toka të hapura rishtas, konkretisht: Në Njësinë Administrative Pult, në fshatin Plan, vendi i quajtur Kuje të Planit, u gjetën dhe u asgjësuan 397 bimë të dyshuara si narkotike, Cannabis Sativa. Po kështu gjatë operacionit të kryer në Njësinë Administrative Shosh, në vendin e quajtur “Bjeshket e Balzajve të Shoshit”, u gjetën dhe u asgjësuan 1388 bimë të dyshuara si narkotike. Në njoftimin e saj për shtyp, policia thotë se po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe për shkak të hetimeve nuk jepe të dhëna të tjera. Për të gjitha rastet e lartpërmendura janë kryer veprimet procedurale dhe materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Ndërkohë në të gjithë vendin po vijojnë operacionet antikanabis, duke ushtruar kontroll në të gjithë territorin për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike. Operacionet po zhvillohen nga ajri, toka si dhe mbi bazën e informacioneve policore, ku dyshohet se në Dukagjin mes zonave më të thella të kësaj njesie, janë hapur parcela të reja për mbjelljen e bimeve narkotike bëjne me dije të njëjtat burime. Për shkak të frikës së dekonspirimit të aksioneve, pamjet filmike të guardia di finanza bëhet publike vetëm në nisje të operacionit, ku edhe ky i fundit nuk u njoftohet forcave të qarkut që ndërhyhet, pasi ende egziston frika e daljes së tij nga efektive të caktuar. Policia e shtetit bën me dije se të gjitha trupat në terren dhe ato që disponojnë informacione për aksionin, paralelisht mbahen në monitorim.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts