Friday, April 26, 2024
HomePolitikëBasha dhe Selami perballen ne Shkoder

Basha dhe Selami perballen ne Shkoder

-

Shkodra ka qënë përballja e tretë direkte mes Lulzim Bashës dhe Eduart Selamit, në garën për kryetar të  Partisë Demokratike.  Debati  ka qënë i tensionuar  dhe  nuk kanë mungur konfrontimet, me fyerje e sharje në sallë, deri në shtyrje fizike  mes mbështetësve të Selamit  dhe Bashës. Selami e ka akuzuar kundërshtarin e tij se i ka hequr figurat e njohura të kësaj partie vetëm se e kanë kundërshtuar Bashën.  Aktiviteti është xhiruar vetëm nga kamerat e Partisë Demokratike, ndërsa burimet i thanë tv1 channel, se Selami ka akuzuar Bashën si hije e  autoritarizmit që sipas tij e ka vuajtur politika në këto 27 vite.

“Basha ka shkelur statutin. S’ka asnjë të drejtë të vendosë Basha se kush i vlen dhe kush jo Partisë Demorkatike. Ky është gabimi që bëri Basha. Për Topallin duhej të vendosnit ju anëtarët nëse do të ishte apo jo në listë. Për Bashën kush del kundër ky është tradhëtar i futur nga Edi Rama, kjo është gabim.” 

Në replikë Basha, ka kundërshtuar Selamin për paralelizmin me autoritarizmin e Berishës.

“Nuk bie dakord me parashtrimin. U akuzova por kopje të zbehtë autoritare dhe me siguri e ke fjalën për Sali Berishën. Nuk kam asnjë tipar me Sali Berishën sepse nuk ka asnjë njeri tjetër kockën e Sali Berishës. Akuzat s’mund t’i pranoj sepse po të ishit me mua do kishit sakrifikuar dhe pas zgjedhjeve do kishit thënë që është radha jone dhe do kisha ikur. S’kam hequr kënd sepse të jesh demokrat s’do thotë të jesh deputet” .

Më ironi Selami i ka kujtuar Bashës se ai është një kryetar i vëtëngrirë, ndërsa sipas tij   edhe para 4 vitesh Basha ka thënë  te njejtat gjëra, por kur është hasur me kritika i ka përjashtuar nga të gjitha forumet.

 “Pse duhët të   besojmë ty sepse edhe para 4 vitesh na the një anëtar një votë dhe kur kundërshtuam na hoqe nga Këshilli Kombëtar dhe nga listat. Si mund t’i besojmë edhe njerëzve tuaj kur këta i ke zgjedhur ti”.

Përsa i përket zgjedhjeve Basha ka theksuar se ato janë zhvilluar dhe tjetërsuar nga paratë e drogës, por ka leshur dhe një akzuë të rëndë brenda familjes politike duke i cilësuar zërat kundër si bllokmenë të Partisë Demroaktike.

“Bllokmenë që udhëheqin PD nuk mund të ketë më, edhe pse nuk dua të merrem me emra të përveçëm. Të gjithë e kanë patur mundësinë të vijnë këtu në Shkodër dhe të marrin vota dhe mund ti kërkojnë edhe atyre përgjegjësi edhe pse e kam marrë unë përgjegjësinë”

Por Selami këtë e ka  cilësuar dorëzim ndersa sipas tij shkaku kryesor i rezultatit të 25 qershorit ishte modeli i dështuar i Bashës. Selami e ka akuzuar, Bashën edhe për anëtarësinë.

“Nëse humbjen e quan fitore apo nëse vazhdon dhe justifikohesh skemi gjë në vijë. Unë këtu do jem. 15 vjet me kërkuat, hajde ketu, tani që erdha me thoni pse erdhe. Ju festoni humbjen ndërsa problemi im është fitorja. Gara është reale dhe do jetë më mirë po më votuat mua. Ke thënë që kemi 105 mijë anëtarë por nuk e dime ku i kemi. Hajde ta bëjmë antarësinë si duhet”

Në përfundim të debatit të tensionuar Selami e Basha kanë folur për mediat.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts