Thursday, May 30, 2024
HomeKronikaGrabitet me arme karburanti ne Kurbin

Grabitet me arme karburanti ne Kurbin

-

3 persona me maske lidhin punetorin dhe marrin 100 mije leke

Grabitjet nen presionin e armeve jane rikthyer serish ne Lezhe duke tronditur kete qytet. Nje pike karburanti ka rene pre e tre personave te maskuar te cilet kane kercenuar punonjesit duke marre parate. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit te 28 korrikut në fshatin Skuraj të Kurbinit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku nga hetimet e deritanishme rezulton se 3 persona të maskuar dhe që dyshohet se njëri prej tyre ishte i armatosur, pasi kanë lidhur rojën e karburantit, kanë vjedhur shumën monetare rreth 100 mijë lekë. Në vendngjarje  ka mberritur  grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë Kurbin që po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.  Uniformat blu njoftojne se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.  Grabitjet ne Lezhe nen kercenimin e armeve jane te shumta.Rrethinat e ketij qytetit mbeten mjaft problematike, pasi autoret duke perfituar edhe nga mungesa e uniformave blu vjedhin me forca banesa por edhe bizneset.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts