Sunday, February 16, 2025
HomeKronikaPolicia arreston autorin por te plagosurit i sekuestrohet arme dhe droge

Policia arreston autorin por te plagosurit i sekuestrohet arme dhe droge

-

Shkodër

Informacion Paraprak

Më datë 02.08.2017, rreth orës 22:15 jemi njoftuar se ka te shtëna armësh në unazën lindore në afërsi të një lokali.

Menjëherë janë nisur shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se para një lokali është plagosur me armë zjarri shtetasi F. Z, rreth 33 vjeç, banues në Grudë e Re, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal ku po merr ndihmë mjeksore.

Në kohë rekord është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Dedë Guri rreth 60 vjeç.

Në vendngjarje grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një armë zjarri automatik.

Gjithashtu nga kontrolli në banesën e të dëmtuarit është gjetur një pistoletë dhe 1 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts