Federata Shqiptare e Futbollit, FSHF, ka nxjerrë në shitje biletat për sfidën
Shqipëri-Lihtenshtejn, e cila do të luhet në datën 2 shtator, ora
18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Institucioni me i larte i futbollit ne vend, ka njoftuar se ata persona qe pronotojne nje bilete per sfiden me Lihtenshtejnin do te kene zbritje edhe per perballjen me Italine ne “Loro Borici”. Ne kete menyre, FSHF ka zyrtarizuar zhvillimin e ndeshjes ne Shkoder, pasi gjate kesaj periudhe pati zera se ajo do te luhej ne Elbasan Arena.