LEZHE– Një shpërthim eksplozivi ka tronditur banorët e Lezhës ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në lagjen “Skënderbeg” të qytetit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 08.08.2017, rreth orës 00: 30, është marrë njoftim se në lagjen “Skënderbeg”, në një magazinë jofunksionale në pronësi të shtetasit K.C. 60 vjeç, banues në Lezhë ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe ekspertët xhenier, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.