Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit ka rrëzuar kërkesën e Real Madrid për rishikimin e pezullimit me 5 ndeshje të Cristiano Ronaldo-s pas incidentit të ndodhur në “El Clasico-n” e luajtur të dielën në “Camp Nou”.
Ronaldo i tradhëtuar nga nervat shtyu arbitrin e takimit duke sjellë pezullimin e tij me 5 ndeshje, por ky dënim mund të ulej pas apelimit të Real Madrid, gjë e cila sipas gazetës katalanase “sport” nuk ka ndodhur.
Komisioni i Apelit ka vendosur të mos e heqë kartonin e dytë të verdhë për CR7 për simulimin e dyshuar në fushë (një javë pezullim), ndërkohë që ka konfirmuar për katër jave pezullimin e sulmuesit portugez për shtyrjen e gjyqtarit De Burgos Bengoechea.
Cristiano Ronaldo nuk do të luajë sot në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës në “Santiago Bernabeu” përballë Barcelonës si dhe në katër ndeshjet e para të kampionatit të Spanjës, kundër Deportivos, Valencias, Levantes dhe Real Sociedad.
Katër herë fituesi i “Topit të Artë” do të bëjë debutimin e tij në kampionat vetëm më 20 shtator në ndeshjen ndaj Betis.