Sunday, May 19, 2024
HomeAktualitetHumbi në pyll një muaj më parë, 25-vjeçarja gjendet gjallë, ja si...

Humbi në pyll një muaj më parë, 25-vjeçarja gjendet gjallë, ja si kishte mbijetuar.

-

FOTO/ Humbi në pyll një muaj më parë, 25-vjeçarja gjendet gjallë, ja si kishte mbijetuar

Një studente nga Alabama i ka shpëtuar rrëmbimit nga 2 burra por natën e rrëmbimit ajo vrapoi për në pyll pa e ditur që atje do të humbte për ditë të tëra. Lisa Theris, 25 vjeç u tha policëve se kishte mbijetuar duke pirë ujë nga përrenjtë dhe duke ngrënë manaferra dhe kërpudha.
Vajza u gjet 28 ditë më vonë anash një autostrade duke vdekur nga uria. Ajo nuk kishte as telefon, as çantë dhe as këpucë. Lisa u gjet e mbuluar me baltë dhe me të gërvishtura në trup.

Motra e saj Elizabeth tha se Lisa po vuan, ka dhimbje dhe është dobësuar shumë. Ndërsa Sherifi i zonës tha për mediat: “E bëj këtë punë prej 15 vjetësh dhe kurrë s’kam parë diçka të tillë. Dëshira e saj për të jetuar është e pabesueshme”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts