Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetLAJM I FUNDIT/ Kroacia vendos të ekstradojë ‘Ballist’ Morinën në Serbi.

LAJM I FUNDIT/ Kroacia vendos të ekstradojë ‘Ballist’ Morinën në Serbi.

-

Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur të ekstradojë, Ismail “Ballist” Morinën. Vendimi u mor pas rishqyrtimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut.

Gjykata ka vendosur ekstradimin e Ballistit në Serbi. Ditë më parë Gjykata e Lartë e Zagrebit vendosi ta rikthejë çështjen e tifozit kuqezi që ngriti dronin në Beograd, për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Tv1 channel disponoi vendimin e plotë të gjykatës, i marrë ditë më parë gjatë një seance me dyer të myllura. Gjykata e mori këtë vendim edhe pas kërkesës së këtij të fundit për azil politik.

 

Që Morina të mos ekstradohej në Serbi, atje ku ka dyshime që mund t’i rrezikohet jeta, shteti shqiptar ka ngritur zërin. Disa ditë parë, me anë të një letre dërguar homologut kroat, ministri i Drejtësisë rendit arsyet pse Ballist Morina nuk duhej ekstraduar drejt Beogradit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts