Wednesday, May 1, 2024
HomeKronikaI vënë qytën e pistoletës në kokë lezhjanit, mirëpo arma shkrehet

I vënë qytën e pistoletës në kokë lezhjanit, mirëpo arma shkrehet

-

 Një sherr banal ndërmjet tre personave në Lezhë për pak ka përfunduar në mënyrë fatale për njerin prej tyre. Dy vëllezër me mbiemër Lucaj nga Tala, 36 dhe 37 vjeçarë, e kanë kapur me forcë një 26-vjeçar nga qyteti i Lezhës, e kanë kërcënuar dhe i kanë vënë deri edhe qytën e pistoletës në kokë.

Në këtë moment kërcënimesh me zë të lartë dhe britma, kur i dhunuari ishte vënë poshtë, arma është shkrehur në ajër dhe i ka tmerruar të tre. Për fatin e mirë, asnjë nuk qe plagosur dhe për 26-vjeçarin qe fat, sepse ndërhyri Policia dhe e shpëtoi.

Për ngjarjen u arrestua Dashamir Lucaj, 37 vjeç,  banues në Tale dhe u procedua në liri, vëllai më i vogël, D.L.

Dashamir Lucaj akuzohet për  “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Kanosje ” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” “Dëmtime të tjera me dashje” kurse vëllai i tij për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”  “Kanosje” kryer në bashkëpunim.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts