Saturday, May 18, 2024
HomeAktualitet Thatësira nxjerr në pah anijen shekullore në liqenin e Shkodrës

 Thatësira nxjerr në pah anijen shekullore në liqenin e Shkodrës

-

Degradimi i liqenit të Shkodrës ka nxjerrë në sipërfaqe një anije avullore austrohungareze që mendohet se i përket shekullit të 19-të.

Ky mjet lundrimi, që ka funksionuar me avull dhe është 20 metra e gjatë dhe 4 metra e gjerë, tregon se rreth 100 vjet më parë ujërat e liqenit të Shkodrës kanë qenë të lundrueshëm edhe nga mjete të mëdha.

Anija është ruajtur në gjendje të mirë nën ujë dhe i vetmi dëmtim që ka pësuar është në pjesën e poshtme, aty ku ka marrë edhe goditje nga një mjet shpërthyes, qe i ka shkaktuar edhe mbytjen.

Por, kjo anije ndodhet prej vitesh nën pushtetin e barishteve dhe mbetjeve të tjera.

Prania e një avulloreje të tillë është një rast i rrallë e ndoshta unik në Ballkan. Sipas historianeve, në Itali janë disa që ruhen për turizëm.

Anija avullore ushtarake që banorët e Shirokës e quajnë anija austriake, nuk është prekur asnjëherë prej tyre.

Ajo ruhet në ujërat e liqenit si diçka me vlerë për të cilën duhet të kujdesen organizmat përkatës për ta kthyer në një objekt të vizitueshëm dhe me vlera historike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts