Sunday, May 5, 2024
HomeAktualitetZgjidhet kryetari i ri i Akademisë së Shkencave

Zgjidhet kryetari i ri i Akademisë së Shkencave

-

U mbajtën sot pranë ambienteve të Akademisë së Shkencave zgjedhjet për kryetarin dhe nënkryetarin e ri të këtij institucioni.

Në përfundim të votimit dhe numërimit ish- kryetari dhe ish- nënkryetari ndërrojnë pozicionet e drejtimit.

Kështu Myzafer Korkuti nga kryetar ka marrë postin e nënkryetarit dhe Gudar Beqiraj nga nënkryetar bëhet kryetar.

Në përfundim të numërimit të votave Beqiraj mori gjithsej 28 vota pro dhe 3 kundër.

Ndërsa me 27 vota pro, nënkryetar i Akademisë së Shkencave zgjidhet Myzafer Korkuti.

Prej ditësh ka pasur një debat të ashpër në lidhje me Akademinë e Shkencave të nisur nga akademiku Artan Fuga, pasi sipas tij ky institucion është jofunksional.

Ai madje i shkroi edhe një letër kryeministrit Rama ku ndër të tjera vinte në dukje se ishte kërcënuar që të mos fliste më për Akademinë.

Sot pak orë para votimit reagoi edhe vetë kryeministri Rama i cili theksoi se nëse nuk reformohet Akademia nuk do marrë asnjë lek nga shteti, madje do i merret edhe godina.

Po ashtu për këtë temë sot u shprehën edhe deputeti i LSI-së, Petrit Vasili dhe ish- ligjvënësi i PD-së, Astrit Patozi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts