Saturday, May 4, 2024
HomePolitikëAleati sfidon Bashën: Hape PD-në për “mendimin ndryshe”, koha të sillesh si...

Aleati sfidon Bashën: Hape PD-në për “mendimin ndryshe”, koha të sillesh si lider europian

-

Kryetari i Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, njëherësh aleat i koalicionit opozitar ka komentuar sot deklaratën e liderit të opozitës, Lulzim Basha sa i refuzimit të fraksioneve brenda Partisë Demokratike.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares, Nisida Tufa në “News24” Shehi kritikoi qëndrimin e Bashës, ndërsa nuk nguroi që t’i jepte atij edhe një këshillë. Sipas aleatit të Bashës, me rëndësi është fakti që brenda PD-së të ketë “korrente”, pra debate që sipas tij do ta ndihmonin atë edhe më shumë, raporton ‘BalkanWeb’.

“Sprova tjetër me të cilin përplasemi ne të gjithë janë zgjedhjet lokale, që janë zgjedhje politike. Ky është termi brenda të cilës kemi nevojë për të rinovuar vetveten. Do t’i jepja një këshillë të vogël, e dëgjova (Bashën) këtë historinë fatale se “sa jam unë s’ka fraksion”. Gjithnjë kështu thuhet. Por a e di çfarë do të thotë kjo? Që këtu drejtoj unë dhe s’ka tjetër. Këtu ka fjalë më të mira sesa fraksioni. Nuk ka nevojë për fraksion, por për korrente brenda PD ka nevojë. Ky do të ishte revolucioni demokratik i zotit Basha, që të hapte partinë ndaj korrenteve, ndaj njerëzve që gjykojnë ndryshe. Të jesh me një parti dhe të jesh kryetar nuk është meritë. Por të jesh në një parti dhe të kesh mendim ndryshe nga kryetarët, kjo është zotësi e kryetarëve europianë modernë. Askush s’po e bën këtë. Zoti Basha e ka për detyrë që të hapin partinë, që edhe këta kundërshtarë të kenë vend aty, të kenë rrymë. Dhe koha tregon nëse ‘është i madh lumi jot, apo rrëkeja e tyre’. Duhet të pranojmë edhe korrentet e reja në këtë situatë”, tha Shehi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts