Friday, May 3, 2024
HomePolitikëDEPUTETI I PD IRONIZON LAJMIN E TOP CHANNEL

DEPUTETI I PD IRONIZON LAJMIN E TOP CHANNEL

-

Deputeti i Partisë Demokratike nuk e ka fshehur mënyrën se si e ka përjetuar një lajm të Top Channel, lidhur me takimin e kreut të opozitës, Lulzim Basha me partinë holandeze CDA.

Përmes një postimi në facebook, deputeti Gent Strazimiri ironizon titullin që ka preferuar t’i vendosë shkrimit për këtë takim, duke e cilësuar CDA partinë e “vizave”.

“Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahha “partia e vizave”….! Ka vetëm një problem të voooooooogël fare shoqe dhe shokë të propagandës së Partisë:
Në Holandën kapitaliste ndryshe nga atdheu ynë socialist, partia që qeveris është një gjë, policia është gjë krejt tjetër dhe nuk merr urdhra as nga “partia” e as nga “lideri”….
Dmth: partia që qeveris nuk sjell tepelensit e vet në polici sa herë ka rotacion…
P.S. Mos vdeksh kurrë o Top Channel, më nxorre mallin e RTSH-së së 1984, në kohën e shokut Virgjil Kule!!!!!”, shkruan Strazimiri.

Në këtë takim, të zbardhur nga zyra e shtypit të PD thuhet se në fokus të diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe asistenca ndaj Partisë Demokratike me qëllim forcimin e aksionit opozitar dhe alternativës e ofertës së Partisë Demokratike për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

 

geen.jpg

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts