Thursday, May 2, 2024
HomeKronikaBie në kontakt me energjinë teksa zinte peshk, humb jetën tragjikisht 16-vjeçari...

Bie në kontakt me energjinë teksa zinte peshk, humb jetën tragjikisht 16-vjeçari në Dibër

-

Një 16-vjeçar ka humbur jetën sot tragjikisht pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15.40, lumin Drin i Zi. Burime zyrtare nga policia e Dibrës bënë me dije se shtetasi me inicialet L.Ç ishte duke gjuajtur peshk me gjenerator, teksa ka rënë në konktat me energjinë elektrike.

 

 

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 15.40, jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit të Peshkopisë se është sjellë nga familjarët pa shenja jete një shtetas i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Menjëherë ka shkuar grupi hetimor dhe shërbimet e policisë në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se shtetasi L.Ç, rreth 16 vjeç, banues në fshatin Vakuf, dyshohet se duke gjuajtur peshk me gjenerator në lumin Drin i Zi, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ku për pasojë shtetasi L.Ç ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts