Saturday, May 4, 2024
HomeAktualitetDevoll - Kontrabandonte bagëti nga Greqia në Shqipëri, pranga 26-vjeçarit

Devoll – Kontrabandonte bagëti nga Greqia në Shqipëri, pranga 26-vjeçarit

-

Një 26-vjeçar nga Bilishti është arrestuar nga policia e Devollit, pasi akuzohet për kalim të paligjshëm të kufirit nga Greqia si dhe duke kontrabanduar bagëti të imta.

Në pranga u vu shtetasi Bekim Hoxhalli, pasi “në fshatin Vidohovë-Devoll, ky shtetas u kap në flagrancë me 37 krerë bagëti të imëta, të dyshuara si kontrabandë, të cilat i kishte kaluar në mënyrë të paligjshme duke përdorur kufirin e gjelbër, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar nga nenet 174 e 297 të Kodit Penal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts