Saturday, May 18, 2024
HomePolitikëFjalor vulgar ndaj Berishës, PD kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi

Fjalor vulgar ndaj Berishës, PD kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi

-

Mësohet se opozita ka kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seancat plenare për 10 ditë, me pretendimin se ky i fundit ofendoi sot në sallë ish-liderin e demokratëve Sali Berisha, duke i thënë i ‘rrjedhur’. “BalkanWeb” mëson se PD ka mbledhur firmat për kërkesën për përjashtimin e Ramës.

Deputetët e opozitës pohuan se kryeministri me një gjuhë vulgare fyeu Berishën, ndërsa atij i doli në mbrojtje Flamur Noka. Deputeti bllokoi foltoren, ku i bënte thirrje Ruçit që t’i jepej fjala Berishës. Fill pas këtyre momenteve të tensionit, kryeparlamentari Ruçi e pezulloi atë ditën e sotme nga Kuvend, ndërsa seancën e mbylli për ta rifilluar në orën 17:00.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts