Saturday, May 18, 2024
HomePolitikëLedi Shamku-Grida Dumës: Mjerë studentët që të kanë patur zyshë

Ledi Shamku-Grida Dumës: Mjerë studentët që të kanë patur zyshë

-

Gjatë fjalës së saj mbajtur dje në Parlament, deputetja demokrate, Grida Duma ka cituar filozofin e famshëm të mesjetës Nikolo Makiaveli, por ka bërë një gafë të madhe duke i ngatërruar origjinën.

Makiavelin që është nga Firenze e Italisë, Grida Duma e ka bërë me origjinë Lindja e Largët.

Pas kësaj ka reaguar ish-deputetja e PS Ledi Shamku e cila me nota të forta sarkastike shkruan:

“Jepi Grida jepi! Mjerë studentët që të kanë pasur “zysh”!!!

Ta quash fiorentinin Niccolò Macchiavelli një mendimtar të Lindjes së Largët ekspert në fitoret e betejave – pra ta ngatërrosh fiorentinin me San Xu-në (Sun Tzu), i bie që ke ngatërru pikën e vlimit me këndin e drejtë, kuptove? Apo prit: Quajmë “pikë vlimi”…. – të vazhdoj?

Veç kësaj, janë nja 22 shekuj në mes; njëri është i shek. VI para Krishtit e tjetri i shek. XVI pas, kuptove?!”.

Çfarë tha Duma:

“Ashtu siç shumë kohë më parë Makiaveli, një mendje tjetër e ndritur e Lindjes së Largët dhe e strategjisë thoshte që: Fitimtari e fiton luftën shumë më parë se sa të zbresë në fushë-betejë, se në fushën e betejës luftën e kërkon ta fitojë vetëm humbësi”./newsbomb

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts