Sunday, May 5, 2024
HomePolitikëBiznesi i vogël me TVSH, Vasili: Kryeministri nuk po qeveris por po...

Biznesi i vogël me TVSH, Vasili: Kryeministri nuk po qeveris por po tallet me qytetarët

-

Ashtu sikurse Partia Demokratike, edhe pjesa tjetër e opozitës e quan lajthitje përfshirjen e biznesit të vogël në skemen e tvsh. Pas mbledhje së grupit parlametar, Petrit Vasili,  tha se kryeministri nuk po qeveris por po tallet me qytetarët.

Vasili: Oligarkët kanë qenë të sinqertë, nuk kemi pse ti akuzojmë sepse ishtë një gjë në dobi të tyre për tu pasuruar më shumë, por ishte edhe një arsye tjetër për të thënë që kryeministri ka bërë gjetjen e radhës që të  luftojë të varfërit për të  varfëruar të pasurit.

Duke folur për reformën zgjedhore, Vasali tha se ajo duhet të konkludojë në dy shina kryesore: të ndalohet me çdo kusht  shitblerja e votës  dhe përfshirjen e krimineleve ne proces.

Vasili: Thelbi dhe dy shinat ku reforma zgjedhore duhet të ecë në rast se ajo duhet të jetë e besueshme që transformon rrënjesisht zgjedhjet e shqiptarëve, që transformon rrënjesisht rezultatin që del nga zgjedhjet dhe që prodhon qeveri legjitime, është të ndalohet shit-blerja e votës dhe kriminalizimi i saj pra përfshirja e kriminalëve edhe si kandidatë edhe si mbështetës nëpër fushata zgjedhore. Pa dhënien e përgjigjes për këto dy cështje cdo element dhe  cdo kozmetikë tjetër në reformën zgjedhore do të riciklonte farse të tjera më të shëmtuara dhe zhytjen e vendit në një antidemokraci të thellë, pasi vota do të ishte bërë pis dhe i konpromentuar. Pra në sinkron të plotë, besoj e gjithë opozita në këtë çështje do të jetë në një front të bashkuar, pasi po nuk u dhanë këto përgjigje baronët e drogës dhe krimit do mbajnë telekomandën e pushtetit.

Transformimi i  rezultatit të zgjedhjve, sipas Vasilit ka prodhur qeveri ilegjitime dhe qe tallet me qyetarët.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts