Më 6 dhjetor dy shqiptarët u arrestuan me 42 kilogramë drogë marijuanë por ata ende nuk kanë thënë asnjë fjalë në lidhje me ngjarjen duke ua vështirësuar punën autoriteteve italiane.
Ata Arkid Sakiu, 28 vjeç banues në Tagliamento dhe bashkëmoshatari i tij Gramoz Ismailaj, banues në Savona.
Dy të rinjtë janë arrestuar mbrëmjen e datës 6 dhjetor nga karabinierët e Pordenones në parkingun e një qendre tregtare për shkëmbimin e drogës.
Bashkë me ta janë ndaluar edhe tre italianë nga Brindisi, Pietro Buzzerio, 53 vjeç, Francesco Angelini, 39 vjeç e Domenico Spano, 43 vjeç.
Dje ata kanë dalë para gjykatës, por asnjëri nuk ka folur.