Sunday, June 16, 2024
HomePolitikëBasha ne Kuvend: Qeveria ka shkelur Kushtetuten, "do i marre perpara cunami"

Basha ne Kuvend: Qeveria ka shkelur Kushtetuten, “do i marre perpara cunami”

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori fjalën sot në seancën parlamentare ku kërkoi të futet në rendin e ditës amendamenti për ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e kryeprokurores së përgjithshme.

 

 

Ai vijoi me akuzat se ka qeveria ka shkelur Kushtetutën dhe madje ashpërsoi tonet pas të qeshurave të kryeministrit Rama dhe deputetëve të mazhorancës duke i thënë se “do i marrë përpara cunami”.

“Për të mbyllur dosjet e atyre që ju kanë sjellë në pushtet, dhe skandalizoheni sot se po ju kërkojmë të zbatoni rregulloren e kuvendit. Makutëria juaj para halleve të Shqipërisë, ju bëjnë të shkelni Kushtetutën. Në këtë sallë ku është kryer krimi kushtetues, mos e mbani prokurorinë në xhepin e Ramës,

Mos u gajasni, bëni përpjekje për të rikthyer kushtetutën. Do ju marrë përpara cunami. Fut në program amendamentin që të është paraqitur me shkrim,” tha Basha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts