Foto/ Shpërthen vullkani në Itali, turistët vërshojnë në det

0
1125

Ka shpërthyer ditën e sotme krateri i vullkanit Stromboli në Itali, që ndodhet në ishullin me po të njëjtin emër në Itali.

Llava ka filluar të shpërndahet me shpejtësi, duke shkaktuar edhe zjarre të shumta në zonë. Disa turistë janë hedhur në det nga frika, ndërsa roja bregdetare po evakuon ata që duan të largohen nga ishulli.

Rreziku për një cunam është i pranishëm, pasi një pasojë e tillë ishte shpërthimi i vullkanit në vitin 2002.

Dëshmitarët rrëfejnë se anijet janë rikthyer në portë, ndërsa zona po monitorohet me helikopterë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here