Tiranë, qarkullonin me kanabis dhe armë me vete, në pranga 4 persona

0
205

 

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona, pasi janë kapur me doza kanabisi me vete.

Blutë kanë prangosur në flagrancë P. N, 33 vjeç, O. Ll, 22 vjeç dhe M. P, 21 vjeç, A. K, 22 vjeç, të cilët janë kapur me kanabis dhe armë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: P. N, 33 vjeç, O. Ll, 22 vjeç dhe M. P, 21 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina” gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin P. N dhe pasagjer O. Ll dhe M. P, shërbimet e Policisë gjetëm dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis; A. K, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here