Shpërthim pas mesnatës në Fushë-Krujë, i vendoset tritol portës së një banese, dëme materiale

0
1432

Një sasi lënde plasëse i është vendosur një banese në Fushë-Krujë. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së djeshme, rreth orës 00:56, ku tek porta e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit Edmond Hidri, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, ka plasur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse.

Për pasojë është dëmtuar vetëm porta e rrethimit të jashtëm të banesës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here