Friday, May 3, 2024
HomePolitikëCovid-19 në vend: 3 viktima, 325 raste të reja dhe 139 pacientë...

Covid-19 në vend: 3 viktima, 325 raste të reja dhe 139 pacientë të shtruar në spitale

-

 

Tre viktima dhe 325 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 130 raste, 30 në Durrës, 24 në Fier, 12 në Elbasan, 10 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Kavajë, Kamëz, 6 në Kuçovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Lushnje, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Korçë, Përmet, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Shijak, Vorë, Klos, Gjirokastër, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 1 qytetar në Belsh, Dimal, Maliq, Delvinë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Patos, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Krujë, Mirditë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Janë 5333 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 75 vjeç, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç.

Janë shëruar 355 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,055 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 325
Të shëruar në 24 orë 355
Të shtruar në spitale 139
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3109

Testime totale 1,436,371
Raste pozitive 205,549
Raste të shëruara 197,055
Raste Aktive 5333
Humbje jete 3,161

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2478
Fier 622
Gjirokastër 421
Shkodër 355
Durrës 324
Elbasan 287
Berat 252
Vlorë 220
Lezhë 129
Korçë 122
Kukës 65
Dibër 58

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts