Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të jetë në Tiranë sot dhe nesër, në datat 20 dhe 21 dhjetor për një takim të nismës rajonale të “Ballkanit të Hapur.”
Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës Ballkani i Hapur u mbajt në fillim të nëntorit në Beograd.
Lidhur me këtë vizitë dyditore në vendin tonë, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë pasditen e së hënës, në orën 16:00 përballë kryeministrisë të nxitur pikërisht nga vizita e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në kuadër të takimit të radhës së projektit Open Balkan.
Ndërkaq thirrja e Berishës për protestë nuk përkrahet nga demokratët e udhëhequr nga Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se kjo protestë është anti-Blinken.