Friday, March 29, 2024
HomeSportSkandali me zbulimin e rrogave, trajneri i Vllaznisë Brdariç: Ne në Gjermani...

Skandali me zbulimin e rrogave, trajneri i Vllaznisë Brdariç: Ne në Gjermani do të shkonim te… gjykatësi!

-

Në përfundim të ndeshjes ka folur edhe trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, i cili ndihet i lumtur për lojën që zhvilloi skuadra, por disi i zhgënjyer që nuk dolën me pikë të plota. Gjermani u pyet edhe për skandalin e zbulimit të rrogave, teksa theksoi se në vendin e tij do të shkonte direkt te gjykatësi për këtë çështje.

E ndaloi kjo ndeshje rrugën e Vllaznisë në garën për titull?

Besoj që është disi e padrejtë të flas që tani për titullin. Mendoj se pamë një Vllazni shumë të mirë në fushë dhe zhvilloi një ndeshje të bukur, përveç golit të dytë që nuk u realizua.

Ndeshje e mirë, por nuk shkoi më shumë se një barazim…

 

 

Situata jonë në këto momente gjithsesi është e mirë. Jemi pak të zhgënjyer pasi ishim përgatitur shumë për këtë ndeshje. Skuadra ishte shumë afër fitores, por duhet të jemi krenarë për këtë ekip.

Dy ndeshje pa fitore radhazi, i zbehin disi shanset për të ndjekur ekipet e tjera për titull?

Një pikë nuk ishte e mjaftueshme, duke parë atë që dhamë në fushë, dhamë maksimumin. Edhe skuadra e di që luajti shumë mirë, vetëm na mungoi ai gol që duhet të mbyllte ndeshjen.

A ju shqetësojnë kaq raste të shpërdoruara?

Sigurisht. Nuk e mbaj mend sa raste të pastra kishim, ishin shumë, por nuk kishim edhe fat. Duhet të përmirësohemi akoma në ofensivë, të përmirësohemi sa i përket finalizimit, që në ndeshjet e ardhshme të shënojmë më shumë.

Kemi parë një Vllazni ndryshe dje, nga ajo në sfidën e fundit me Dinamon. Çfarë ndryshoi në këto pesë ditë?

E analizuam ndeshjen me Dinamon dhe skuadra në ditët e fundit mori ato që i mungonin. Mësuam nga gabimet e asaj ndeshjeje dhe vazhduam të punonim për të arritur te kjo performancë.

A keni në mendje për të ndërhyrë në merkaton e janarit?

Mendoj që duhet të rikuperohemi fillimisht. Pastaj dua t’u uroj të gjithëve gëzuar festat dhe kemi kohë për të menduar edhe për merkaton.

Në Shqipëri është publikuar një listë me rrogat e mbi 600 mijë njerëzve, mes tyre është edhe emri juaj. Nëse do të ishim në Gjermani, çfarë do të kishte ndodhur?

Mendoj që nuk është diçka e mirë. Nëse do të kishte ndodhur aty, do të shkonim te gjykatësi dhe do të merreshin ata me personin përgjegjës.

Mund të ndikojë mes lojtarëve kjo punë e rrogave, duke zbuluar edhe sa merr njëri dhe sa merr tjetri?

Nuk më pëlqeu fakti që u publikua një gjë e tillë, megjithatë nuk kemi se çfarë të bëjmë, duhet ta pranojmë edhe këtë gjë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts