Epidemiologu, Ilir Alimehmeti ka analizuar situatën epidemiologjike në vend.

Më përhapjen e varianteve të reja të COVID-19, Alimehmeti sjell studime të kryera sëfundmi nëpërmjet të cilave shpjegon efektin e këtyre mutacioneve.

Alimehmeti shprehet se studimet e kryera tregojnë se Omicron është më pak i rrezikshëm se Delta. Gjithashtu thekson se duhet hedhur poshtë miti se fëmijët janë ata që vuajnë me keq nga Omicron.

Më tej shton se autorët e këtyre studimeve dolën në përfundimet se infektimet për herë të parë me SARS-CoV-2 në periudhën kur mbizotëron varianti Omicron shoqërohen me ecuri më të lehtë (statistikisht sinjifikante) në krahasim me infektimet për herë të parë në periudhën e mbizotërimit të variantit Delta.

Analiza e plotë:

“Tani është koha të kuptojmë më shumë që të frikësohemi më pak.”

Cit.: Marie Curie

Evidencat shtohen gjithnjë e më shumë mbi riskun më të ulët spitalor të variantit Omicron në krahasim me variantin Delta.

Universiteti Case Ëestern Reserve (SHBA) prepublikoi më 2 Janar 2022 të dhënat zyrtare të databazës kombëtare multicentrike të SHBA-së, ku janë të përfshirë:

14.054 persona të infektuar në periudhën e predominuar nga Omicron (15-24 dhjetor 2021), dhe

577.938 persona të infektuar në periudhën e predominuar nga Delta (01 shtator – 15 dhjetor 2021).

Në studim janë marrë ecuritë e pacientëve për sa i përket:

vizitën në repartin e urgjencës,

shtrimin në spital,

shtrimin në terapi intensive, dhe

ventilimin mekanik.

Rezultatet kryesore janë në linjë me evidencat që vinë nga çdo shtet tjetër!

Omicron është më pak riskues se sa Delta!

Vizitat në repartin e urgjencës:

4.55% e pacientëve në periudhën Omicron

15.22% e pacientëve në periudhën Delta

70% më i ulët risku për nevojë vizite në repartin e urgjencës!

Shtrimi në spital:

1.75% e pacientëve në periudhën Omicron

3.95% e pacientëve në periudhën Delta

56% më i ulët risku për shtrim në spital!

Shtrimi në terapi intensive:

0.26% e pacientëve në periudhën Omicron

0.78% e pacientëve në periudhën Delta

67% më i ulët risku për shtrim në terapi intensive!

Ventilimi mekanik:

0.07% e pacientëve në periudhën Omicron

0.43% e pacientëve në periudhën Delta

84% më i ulët risku për ventilim mekanik!

Një tjetër mit që duhet hedhur poshtë është që “fëmijët e vuajnë më keq omikronin”!

Risku për vizitë në repartin e urgjencës për moshat 0-5 vjeç:

3.89% e pacientëve në periudhën Omicron

21.01% e pacientëve në periudhën Delta

81% më i ulët risku për nevojë vizite në repartin e urgjencës!

Risku për shtrim në spital për moshat 0-5 vjeç:

0.96% e pacientëve në periudhën Omicron

2.65% e pacientëve në periudhën Delta

64% më i ulët risku për shtrim në spital!

Të njëjtat trende u vunë re në të gjitha grupmoshat 5-11, 12-17, 18-64 dhe >65 vjeç!