Wednesday, January 19, 2022
HomePolitikëZbardhen detaje nga mbledhja maratonë e Kryesisë, deputetja e Shkodrës: Nuk ua...

Zbardhen detaje nga mbledhja maratonë e Kryesisë, deputetja e Shkodrës: Nuk ua fal sulmin mbi PD, kam për t’i quajtur kriminelë nëse me dalin përpara

-

E ashpër me ish kolegë të saj, që mesditën e 8 janarin iu bashkuan protestës së thirrur, nga ish kryeministri Berisha për godinën e partisë, ka qenë edhe deputetja e Shkodrës, Greta Bardeli.

Detaje nga debatet maratonë në mbledhjen e kryesisë, ku mësohet se deputetja Bardeli i ka quajtur kriminelë ish kolegët e saj. Ndër të tjera Bardeli e ka konsideruar 8 dhjetorin një vijë të kuqe që u kalua nga Berisha e të tijët, të cilëve nuk ua fal.

“Kriminelë kam për t’i quajtur nëse më dalin përpara”- ka thënë Bardelli.

Në mbledhjen maratonë Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur përjashtimin e përhershëm të Sali Berishës nga PD. Po ashtu, në mbledhje është vendosur edhe përjashtimi për 7 anëtarët të Komisionit të Rithemelimit:Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu, Kletis Kruja.

 

 

Ndërsa janë pezulluar, Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso, Ledina Mandia, Luan Baci,Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,124FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts