Thursday, May 2, 2024
HomePolitikëMazhoranca "ndez motorët" për sezonin e ri parlamentar, Rama mbledhje me Kryesinë...

Mazhoranca “ndez motorët” për sezonin e ri parlamentar, Rama mbledhje me Kryesinë e PS-së

-

Kryeministri, Edi Rama, ka mbledhur mëngjesin e sotëm në selinë e PS anëtarët e kryesisë së kësaj force politike, për të diskutuar që nga problematikat e brendshme deri tek zhvillimet e fundit politike në të cilat është futur vendi, që nga marrëdhënia e PS me opozitën deri tek fati i Presidentit.

Mbledhja me dyer të mbyllura ka nisur në orën 9.

Një ditë më parë Rama  mblodhi në Partinë Socialiste drejtuesit e qarqeve.

Përveç përmbylljes së analizës së përgjithshme në të gjitha degët e PS për situatën e mazhorancës pas zgjedhjeve të 25 prillit, socialistët pritet të kenë edhe një detyrë tjetër, vëzhgimin e demokratëve të cilët janë të zhgënjyer nga lidershipi i Partisë Demokratike.

Edhe pse nga njëra anë Kryesocialisti kërkon të përfitojë nga përçarja në Partinë Demokratike, Edi Rama nuk lë pas dore as njerëzit e tij.

Madje me 15 janar do të festojnë edhe 30 vjetorin e Forumit Rinor të Partisë Socialiste.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts