Monday, May 6, 2024
HomePolitikë''Brava nuk del nga selia, nisi një tur por...''/ Berisha: ''Shtëpia e...

”Brava nuk del nga selia, nisi një tur por…”/ Berisha: ”Shtëpia e Lirisë”, logoja e fitores në 6 mars

-

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha ironizoi turin e deputetit Lulzim Basha i cili përfundoi pa nisur, pasi demokratët e braktisën.

Gjatë takimit me banorët e Katundit të Ri në Durrës, Berisha u shpreh se logoja e fitores së demokratëve në 6 mars është ajo e ‘Shtëpisë së Lirisë’.

Berisha ftoi dhe qytetarët e Durrësit që të votojnë nr.1, Ardian Mukën, kandidatin e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisië’.

“Brava nuk del nga selia, nisi një tur dhe e pritën siç e meritonte sepse iu hodhi gaz, pluhura toksike dhe të zemëruar demokratët nuk e pritën. Tani nuk del, por me ndihmën e Edi Ramës dhe gjykatësve të policisë së tij ka konfiskuar logon. Ata garojnë me logon e PD.

Ata u thonë të tjerëve që nuk jemi ne as me Bashën as me Berishën, por jemi me logon. Por logo është e Edi Ramës dhe Lul Bravës, ‘Shtëpia e Lirisë’ është logoja e fitores.

E quajtëm kështu sepse ne jemi të vendosur të rikthejmë lirinë. E quajmë shtëpi se s’ka asgjë më të ngrohtë dhe të afërt se shtëpia. Kërkesa ime për të gjithë ju është që në 6 mars, asnjë votë askund tjetër përveç logos së ‘Shtëpisë së Lirisë’, dhe kandidatit tonë nr.1 në listë, Ardi Mukës”. 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts