Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar pak para nisjes së punës së komisionit hetimor për incineratorët, ku ditën e sotme do të dëshmojë kryeministri Edi Rama.
Në vijim reagimi i plotë i Jorida Tabakut
Qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish tarifën e pastrimit për një shërbim të pakryer. Paguajnë 40.61€/ton për një incenerator që nuk ekziston!
Erion Veliaj mbrojti publikisht me avokati dhe gënjeshtra nën betim 45 mln euro shtesë që fiton koncesioni përmes monopolit që ai i ka siguruar.
Inceneratorët kanë marrë mbi 100 mln € nga taksat e shqiptarëve dhe nuk ekzistojnë.
Qeveria po i mbron në bllok, me vetmohimin e një grupi të strukturuar kriminal që duhet të mbrojë vjedhjen e saj!
Një qeveri që ka pasur dijeni se si vidhen dhe abuzohet tek inceneratorët siç edhe shkresa që bëra publike përballë dëshmitarit Agaçi tregonte!
Deri në fund! Asnjë tolerim ndaj abuzimit dhe vjedhjes së taksave të shqiptarëve!