Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëA po i ikën Rama përballjes me opozitën? Mungon sërish në Kuvend,...

A po i ikën Rama përballjes me opozitën? Mungon sërish në Kuvend, Spaho ngre zërin

-

Ka nisur me tensione mbledhja e seancës së sotme plenare. Deputeti i grupit të Rithemelimit, Edmond Spaho ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës.

Deputeti demokrat Edmond Spaho i rikujtoi drejtueses së seancës Ermonela Felaj se 9 deputetë të PD kanë kërkuar javën e parë Interpelancë urgjente me kryemistrin për rritjen e çmimeve.

Ai i kërkoi ndryshimin e rendit të ditës zonjës Felaj dhe u shpreh se interpelanca urgjente duhet të jetë e para në rendin e ditës gjatë seancës së sotme plenare. Por ajo që vihet re është se zoti Rama nuk është i pranishëm në sallën e Kuvendit.

Spaho: Është përfshirë në rendin e ditës së seancës së sotme. Vë re se është shkelur rregullorja në radhitjen e saj në rendin e ditës. Po ju citoj nenin 97 për interpelancat për çështje urgjente. Si rregull depozitohet në Kuvend jo më vonë se ditën e hënë ora 14 dhe ajo zhvillohet si pikë e parë e rendit të ditës në një nga seancat plenare të javës në vijim. Prandaj kërkoj që kjo seancë të fillojë me interpelancën dhe jo me debatin që keni parashikuar ju. Lërini lojërat me rregulloren.

Në replikë kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se opozita kërkon të bëjë zhurmë dhe nëse duhet ndryshuar rendi i ditës duhet të hidhet në votim.

E kuptoj që e keni pak Sali nga Brenda por merr kot. Siguroni 2/3 e sallës ta bëjë këtë gjë”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts