Saturday, May 4, 2024
HomePolitikëDega e PD-së në Malësinë e madhe nuk njeh Komisionin E rithemelimit,...

Dega e PD-së në Malësinë e madhe nuk njeh Komisionin E rithemelimit, vijojnë përplasjet mes demokratëve

-

Në Malësinë e Madhe vijojnë përplasjet në distancë mes demokratëve. Një pjesë e degës lokale vijon të mos e njohë Grupin e rithemelimit që në këtë zonë ka nisur procesin zgjedhor. Selia blu e Malësisë së Madhe pas një takimi të organizuar, pjesë e të cilit ishte dhe deputeti Ramadan Likaj, i cili mungoi dy ditë më patë në takimin e Lulzim Bashës dhe u pa në 2 prill krah Sali Berishës doli me një deklaratë.

Deklarata  e plotë 

“Partia Demokratike e Shqipërisë, Dega Malësi e Madhe

Nuk pajtohet dhe dënon me forcë procesin të ashtuquajtur zgjedhor nga persona të vetëshpallur si Komisioni i Rithemelimit i Degës Malësi e Madhe.

Procesi zgjedhor i pretenduar se po zhvillohet në një pjesë të grupseksioneve të Degës së Malësisë së Madhe, edhe kur ka patur pjesëmarrje,  ka qenë një proces përjashtues, pasi nuk ka përfshirë në këtë proces anëtarë të cilët janë kontributorë të vjetër të PD, njerëz që kanë sakrifikuar dhe punuar për Partinë Demokratike me dedikim dhe përkushtim.

Në shumicën e grupseksioneve ku pretendohet se është zhvilluar ky proces i njëanshëm dhe përjashtues, ka patur një pjesëmarrje shumë të ulët të anëtarësisë, duke lënë jashtë këtij procesi anëtarë, drejtues seksionesh e grupseksionesh, vetëm sepse kanë qenë mbështetës institucionit të Partisë Demokratike, dhe mendojnë ndryshe nga të ashtuquajturit komisarë të Komisionit të Rithemelimit.

Ndryshe nga sa propagandohet nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për bashkim, i gjithë procesi reflekton përçarje, mospërfshirje dhe uzurpim.

Kryesia e degës së Malësisë së Madhe, në mbledhjen e mbajtur sot më dt.07.04.2022 ka qëndrimin e palëkundur se do të vazhdojmë të gjithë bashkë të qëndrojmë fort për bashkim, i cili duhet të jetë real, i vërtetë dhe të mbështetet në vlerësimin e kontributeve të gjithësecilit, në një proces gjithëpërfshirës, transparent ku do të garantohet vota e lirë!

I bëjmë thirrje asaj pjese të Partisë Demokratike, e cila sot është e angazhuar me Komisionin e Rithemelimit, se procesi zgjedhor duhet të ndërpritet si një proces jo ligjor, uzurpues dhe aq më pak legjitim.

Çdo përpjekje për të ecur në një proces të njëanshëm dhe përjashtues, nuk ka qëllim bashkimin e PD, por dëmtimin dhe përçarjen e saj të pashmangshme!

Mbi sakrificat, përpjekjet dhe përkushtimin e demokratëve do të ngrihet veç e ardhmja e Partisë Demokratike që fiton, duke ruajtuar vlerat mbi të cilat u krijua.

Kryesia e  Partisë Demokratike, Dega Malësi e Madhe.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts