Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetVranësira të lehta gjatë pasdites, por jo shi. Çfarë ka rezervuar moti...

Vranësira të lehta gjatë pasdites, por jo shi. Çfarë ka rezervuar moti për sot

-

Vendi ynë do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante gjatë paradites. Ndërsa pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore por mundësia për reshje është thuajse zero. MeteoAlb, ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mesdita sjelle rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës mbizotërohet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke diktuar vranësira dhe reshje shiu e dëbore, konkretisht; Europa veriore dhe ajo Lindore dominohen nga stuhi të fuqishme ere dhe reshje të dendura dëbore.

Po ashtu, vijon me shira intensive dhe stuhi të forta ere Britania e madhe si edhe Europa qendrore, si pasojë e një qendre të fuqishme ciklonare e zhvilluar prej disa ditësh në qendër të kontinentit. Ndërsa vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë gadishulli Iberik dhe ai Ballkanik.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts