Tuesday, May 21, 2024
HomePolitikëBalla: Nesër anëtarët e PS do propozojnë emrat konkretë për Presidentin

Balla: Nesër anëtarët e PS do propozojnë emrat konkretë për Presidentin

-

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla në një deklaratë për mediet bëri me dije se nesër anëtarët e Grupit Parlamentar të PS do të propozojnë emrat konkretë për Presidentin e Ri të Shqipërisë.

Balla: Kemi iniciuar kërkesën për fillimin e këtij procesi kushtetues në Kuvendin e Shqipërisë në datën 29 prill. Duhet t’i lëmë më shumë kohë procesit konsultues që paraprin procesin kushtetues. Sipas parashikimeve të Kushtetutës, procesi kushtetues fillon me mbajtjen e konferencës së kryetarëve dhe prej asaj dite, në çdo 7 ditë zhvillohet secili prej raundeve. Kushtetuta parashikon 5 raunde. 3 të parat janë raunde që kërkojnë një shumicë të cilësuar me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit dhe në 2 raundet e tjera vihet në lëvizje mekanizmi zhbllokues.

Nesër në këtë sallë të Grupit Parlamentar ne do të marrim propozimet e para me emra konkretë për kandidat për President nga anëtarët e Grupit Parlamentar të PS. Në një zarf çdo deputet i Grupit Parlamentar përmes një formulari propozues do të ketë mundësinë të propozojë jo më shumë se 3 kandidatë/e. Nesër anëtarët do t’i depozitojnë në një sekretari të posaçme. Ne do të ftojmë shoqërinë civile të bëhet pjesë e konsultimeve. Ne do t’i ftojmë që të sjellin propozimet e tyre. 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts