Friday, September 30, 2022
HomePolitikëPeticioni online kundër Yuri Kim, Balla: Me cilin nga ambasadorët amerikanë ka...

Peticioni online kundër Yuri Kim, Balla: Me cilin nga ambasadorët amerikanë ka pasur marrëdhënie të mira Berisha?

-

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur për akuzat ndaj ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim si dhe peticionin online ndaj saj.

Balla tha se këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist.

“Këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist. Unë jam i ri, por kam pasur mundësi të lexoj paudhësitë dhe çmenduritë e regjimit ku ftoheshin masat të bënin sulme për persona të caktuar dhe natyrshëm kundër rrezikut anglo- amerikan. Edhe ky sulm ndaj një prej ambasadoreve më të mirë që ka pas SHBA në Shqipëri, duhet të shërbejë si retrospektivë. Më thoni me cilin prej ambasadorëve amerikanë në Shqipëri Sali Berisha në këto 30 vite ka pasur ndonjëherë marrëdhënie të mira.
Rritja ose krijimi i një fryme antiamerikane brenda PD me pritje për të gjetur aleat edhe në ndonjë aleat tjetër të Sali Berishës apo ndonjë kalemxhi që paguhet nga lekët e pista të djalit të Sali Berishës, unë mendoj se këto janë një turp që ta mbajnë ata që i takon. Mendoj që populli shqiptar është populli me përqindjen më të lartë të respektit dhe të mirënjohjes për SHBA. Kur nuk duhet të harrojmë që pa SHBA, Shqipëria do të kishte rrezikuar mosekzistencën e saj si një shtet komb”, tha Balla.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,508FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts