Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëBerisha: Më 6 mars Shkodra ishte diamanti i fitores së idealistëve, s'u...

Berisha: Më 6 mars Shkodra ishte diamanti i fitores së idealistëve, s’u pajtua me pseudo-opozitën

-

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili më 22 maj garon për kryetar të Partisë Demokratike pas takimit me demokratët e Lezhës, ka takuar edhe ata të Shkodrës teksa shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu.

Berisha tha se Shkodra më 6 mars u shndërrua si diamante e fitores së përpjekjeve epike të burrave dhe grave idealistë që nuk u pajtuan me një Shqipëri pa opozitë.

“Nuk u pajtuan me përpjekjen e autokracisë shqiptare për të shndërruar PD-në në një kallp-opozitë. Qëndruan në lartësinë e idealeve të tyre, interesit kombëtar të shqiptarëve.

Për një komb që ka vuajtur nga tirania më e egër, vetëkuptohet që demokracia dhe sistemi demokratik janë më të çmuar dhe më jetik.

Përpjekja jonë ishte epike. Përshkoi një rrugë të vështirë.”-tha Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts