Tuesday, December 3, 2024
HomeSportTrofeu i Kupës së Botës vjen në Tiranë/ Veliaj: Sporti bashkon njerëzit,...

Trofeu i Kupës së Botës vjen në Tiranë/ Veliaj: Sporti bashkon njerëzit, ambicia jonë është për sportin komunitar

-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e mbërritjes së trofeut të turneut “FIFA World Cup” nga Coca-Cola në Tiranë, i cili do të ndalet në 51 vende dhe territore. Për herë të parë, turneu do të vizitojë të 32 vendet që u kualifikuan për “Kupën e Botës FIFA”, duke frymëzuar tifozët në mbarë botën. Veliaj dha mesazhin se sporti i bashkon njerëzit dhe se të gjithë duhet të mësojnë nga loja në skuadër.

“Jam i lumtur që mikpresim në Tiranë Kupën e Botës. E paprekshme për të gjithë ne tokësorët, por e prekshme nga ata që janë triumfues. Ashtu si Silvio Gaxaniga, skulptori i famshëm italian, që jo vetëm krijoi Kupën e Botës, por edhe Kupën e UEFA-s, pastaj Superkupën. Një artist italian, i cili kur po fantazonte se çfarë mund të ishte trofeu dinjitoz për ata që janë më të mirët e botës, konceptoi sportistët që mbajnë botën në krahët e tyre, triumfin e sportit, e lojës në skuadër, të punuarit në ekip dhe të atyre që përpiqen, rrëzohen dhe ngrihen prapë. Kjo simbolikë e madhe që quhet Kupa e Botës, është sot në Tiranë. Është një prej 1000 aktiviteteve që Tirana mikpret, si Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, u shpreh veliaj.

Kryebashkiaku tregoi se gjatë një bisede me Gilberto Silva-n, ish-futbollistin i Brazilit, tashmë Ambasador i Turneut të Trofeut të “FIFA World Cup”, kuptoi se sa e rëndësishme është që, për të qenë një sportist i mirë, duhet të jesh fillimisht një njeri i mirë.

“Duke u fokusuar vetëm te trofeu apo rezultati i garës, harrojmë që mbi të gjitha, përveç se të jesh sportist i mirë, duhet të jesh njeri i mirë. Unë besoj se kemi ambicie për të pasur sportin elitar, por mbi të gjitha kemi një ambicie për të pasur sportin komunitar. Nëpërmjet sportit ne kemi qytetarë të mirë. Një fëmijë mund të mësojë teorinë në shkollë, por siç mëson në një skuadër që jeta ka edhe humbje, edhe fitore, dhe këtë loj karakteri që e krijon një qytetar të mirë e sjell vetëm sporti. Sporti i bashkon njerëzit, është një hapësirë demokratike që na mëson karakter dhe me shpresë do frymëzohemi edhe ne që merremi me politikëbërje, që këtë praktikë të mirë që kemi filluar në Tiranë me terrenet sportive dhe palestrat e hapura, ta shtrijmë në gjithë vendin”, nënvizoi Veliaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts